Teknologji

Investim prej 200 milionë dollarësh për funksionin e ri të Snapchat

stock-iphone-6-snapchat-0139.0.0

Snapchat është duke blerë motorrin kërkues Vurb në një marrëveshje që do të kushtoj 200 milionë dollarë, raporton The Information.

Në anën tjetër, Business Insider ka konfirmuar blerjen duke marrë informata nga një person i familjarizuar me situatën.

Vurb është i njohur si një program kërkues i bazuar në përvojën e përdoruesit që mundëson gjetjen dhe ruajtjen e informatave duke lidhur së bashku rekomandimet e komunitetit, përmbajtjen e pasur dhe shërbimet e përdorshme.

Blerja e Snapchat do të ndahet në 75 për qind stoqe dhe 25 për qind para ta gatshme, deklaron The Information. Vurb do të jetë blerja e dytë e shtrenjtë që Snapchat ka bërë këtë vit pasi muajin e kaluar kompania ka blerë Bitmoji për 100 milionë dollarë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top