Sport

Humbasin Shpresat e Shqipërisë, munden 2-1 nga grekët

shpresaty

Shqipëria u mund 2-1 nga Greqia në eliminatoret e vlefshme për Europianin e 21 vjeçarëve të vitit 2017 duke humbur dhe Shpresën për një kualifikim të ëndërruar që mund të kishte qenë i mundshëm në rast të një suksesi ndaj moshatarëve grek. Kuqezinjtë, që luajtën që prej minutës së 42-të me 10 vetë, nuk arritën të ruanin epërsinë e krijuar nga Latifi, pasi grekët arritën të përmbysnin rezultatin dhe si pasojë e inferioritetit numerik të Shpresave. Me Manaj në fushë, që ju bashkua kombëtares së 21 vjeçarëve nga grumbullimi me ekipin e parë, trajneri Redi Jupi kërkonte të tregonte se luante për fitore dhe në të 22-tën Latifi shënoi një gol mjaft të bukur duke i dhënë epërsinë Shpresave. Gjithsesi episodet në fundin e pjesës së parë kushtëzuan dhe vazhdimin e ndeshjes, me Shkallën që fillimisht u ndëshkua me të kuq në të 42-tën, ndërsa 2 minuta më pas Hoxhallari shkaktoi 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Ionaidis. Ashtu si në pjesën e parë dhe në të dytën, Greqia e gjeti fitoren vetëm në minutën e fundit të pjesës së dytë kur Tsilianidis arriti të realizojë dhe golin e fitores për Greqinë. Pas kësaj humbje, Shqipëria renditet në vendin e 3-të në grupin e saj, me 12 pikë pas nëntë ndeshjeve dhe në takimin e fundit do të përballet me Izraelin në transfertë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top