Kosovë

Gjukanoviç: Serbia e ka humbur prej kohësh Kosovën

milo-djukanovic1

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se Serbia, duhet ta kuptojnë se Kosova është një betejë e humbur prej kohësh.

“Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme të njerëzve, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye, sugjerimi im për Tadiçin dhe Vuçiçin ishte se për shkak të betejës së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme”, tha Gjukanoviç.

Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se me njohjen e shtetit të Kosovës, askush në Mal të Zi nuk ka për qëllim ta dëmtoj Serbinë.

“Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtoj Serbinë. Nuk i bëhet dëm atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju”, përfundoi ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top