Politikë

Gjosha: Reformat, kusht për integrimin evropian

gjosha

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti Duncan Norman, ambasadorin e ri të  Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Ambasadori Norman vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht  reformën në drejtësi, si një prej më të rëndësishmeve  për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ministrja Gjosha falënderoi ambasadorin  për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë , në sektorë si arsimi, drejtësia, apo burgjet, ku një sërë projektesh janë financuar pikërisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Ministrja Gjosha,  theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare është e vendosur të  vijojë rrugën e reformave, për t’u mundësuar qytetarëve të saj, standarde  jetese evropiane.

Ministrja Gjosha, u shpreh gjithashtu, se pavarësisht situatës që po kalon Evropa, Shqipëria e konsideron të patjetërsueshme rrugën e saj drejt BE-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top