Bota

Gjermania planifikon tërheqjen e trupave ushtarake nga Turqia

gjermanet

Ushtria gjermane po përgatitet për tërheqjen e trupave të saj dhe pajisjeve ushtarake nga baza ajrore Inçirlik në jug-lindje të Turqisë, raportoi sot gazeta “Der Spiegel”.

Gjermania ka dërguar 250 ushtarë, avionëve Tornado dhe aeroplanë cisternë në këtë bazë, vitin e kaluar në mbështetje të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër grupit ekstremist ISIS, por një prishje diplomatike mes Berlinit dhe Ankarasë ka bërë që Turqia të bllokojë vizitat e  ligjvënësve  gjermanë në bazë.

Si rezultat, Bundeswehri  po merr në konsideratë Jordaninë dhe Qipron si baza alternative për trupat e saj, shkruan “Der Spiegel” duke cituar burime të ushtrisë.

Ky veprim do të detyrojë misionin e Bundeswehr-it në Irak dhe Siri që të ndërpritet për një periudhë prej dy muajsh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top