Bota

Gjermania në kërkim të punonjësve të kualifikuar

epa03127051 (FILE) A file picture dated 13 November 2008 showing workers of Stuttgart-based sports car maker Porsche working on vehicles of the revised classic Porsche 911 series in Stuttgart-Zuffenhausen, Germany. German sports carmaker Porsche on 29 February 2012 became the latest of the nation's luxury auto makers to reward their staff with record bonuses for booming sales. Stuttgart-based Porsche said each of its 8,500 non-management staff would receive a bonus payment of 7,600 euros (10,218 dollars). This comes after the carmaker reported sales of about 119,000 vehicles last year.  EPA/BERND WEISSBROD

Gjermania dhe kompanitë e saj kanë hapur 46.608 vende pune,  për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë.

Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterësh, hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.

Duke klikuar këtu, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas udhëzuesit personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: ata që kanë një vend të garantuar pune nga punëdhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top