Kuriozitete

Gjendet i gjallë qeni Romeo 9 ditë pas tërmetit në Itali

maxresdefault

Nëntë ditë pas tërmetit tragjik në Amatriçe të Italisë një qen i quajtur Romeo është gjetur i gjallë.

Shpresat e pronarëve të tij ishin shuar, por teksa ata bashkë me disa anëtarë të forcave zjarrfikëse kishin filluar zhvendosjen e rrënojave janë dëgjuar disa të lehura.

Në Amatriçe asnjë person nuk është gjendur i gjallë nën rrënoja prej 24 gushtit, kur e fundit e gjetur gjallë ka qenë një 4-vjeçare e cila u lokalizua nga një qen policie, i quajtur Leo.

Numri i viktimave nga tërmeti i 24 gushtit mund ta kalojë shifrën e 300 personave, pasi shumë prej të plagosurve janë ende në gjendje kritike për jetën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top