Aktualitet

Frika për sulme gjatë ndeshjes me Izraelin, reagon Kreu i Komunitetit Mysliman: Nuk ka vend për panik, shqiptarët strehuan hebrenjtë

skender-brucaj
  • skender-brucaj
  • brucaj-396x450
  • skender-brucaj
  • brucaj-396x450

skender-brucaj brucaj-396x450Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar, Skender Bruçaj ka bërë një deklaratë publike për ndeshjen e futbollit që do të luhet mes vendit tonë dhe Izraelit. Reagimi i tij, është nxitur nga veprimet policore dhe hetimore të cilat arrestuan së fundmi 4 persona të dyshuar për sulme terroriste mbi ndeshjen Shqipëri-Izrael. Lajmi se lojtarët e Izraelit janë të kërcënuar në Shqipëri prej sulmeve të ISIS ka detyruar Bruçajn të nxjerr në pah faktin se myslimanët shqiptarë kanë mirëpritur hebrenjtë pas luftës dhe se askush nuk duhet të ketë frikë prej tyre.

Reagimi i plotë i Skender Brucajt në facebook

Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.
Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.

Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare!

Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top