Ekonomi

FMN jep kredinë e radhës për Shqipërinë: Rrisni performancën ekonomike  

fmn-c1200x600

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi rishikimin e tetë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë sipas marrëveshjes Extended Fondit Facility (EFF). Përfundimi i rishikimit mundëson lëvrimin e menjëhershëm të 28,65 milionë SDR (rreth 35.9 millionë eurove, duke i çuar disbursimet totale sipas marrëveshjes në 298,3 milionë euro).

Në deklaratën zyrtare për mediat Fondi njoftoi se, kriteret e performancës janë plotësuar dhe gjithashtu është arritur progres në agjendën e reformave strukturore.

Rimëkëmbja ekonomike është mbështetur nga investimet e mëdha që kanë të bëjnë me energjinë dhe  nga rimëkëmbja graduale e kërkesës së brendshme. Deficiti i llogarisë korente është zgjeruar, por nga ana tjetër, inflacioni po rikuperohet. Fondi vë në dukje se, pavarësisht lehtësimit të konsiderueshëm monetar, rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e këqija.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top