Turizmi

Fluks turistësh në Butrintin e harruar

Butrinti

Butrinti

Parku Arkeologjik i Butrintit ka pasur një fluks së të madh vizitorësh të huaj dhe vendas përgjatë kësaj vere, edhe pse është lënë pas dore nga strukturat qeveritare dhe ato vendore. “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi për mediat drejtuesit të parkut Arkeologjik të Butrintit  Gjergji Mano. Mbrojtja e munguar e habitatit natyror të shumë specieve përreth Butrintit ka sjellë dëmtime serioze ndër vite, çka përbën edhe një nga sfidat e këtij parku. Sipas ekipit që menaxhon Butrintin, miratimi i një plani afatgjatë menaxhimi bashkëkohor do ta orientonte atë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm si destinacion kyç i turizmit në zonën bregdetare të jugut. “Kemi ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ta ngremë nivelin e sitit për vizitorët”, shton Mano për mediat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top