Ekonomi

Firmoset gazsjellësi adriatiko-jonian

Gazsjellesi-Trans-Adriatik-TAP

Memorandumi mes Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës është firmosur gjatë punimeve të forumit të Kroacisë, që u zhvillua në datat 25 dhe 26 gusht, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të TAP.

Ky gazsjellës ka si objektiv primar transportin e 5 miliardë metrave kub gaz çdo vit, nga Azerbaixhani në vendet e Europës jug-lindore.

Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar nga katër vendet me kompaninë azere të gazit, Socar, ku për palën shqiptare, nënshkroi zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja.

Ky projekt ka si synim të lidhë gazsjellsin trans-adriatik me rrjetin qëndror europian të gazit. Marrëveshja paraprake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është arritur që në vitin 2007. Projekti që synon të ndërtojë një rrjet të gjerë gazi nga Fieri deri në Split të Kroacisë do të ketë një kosto totale prej 610 milionë eurosh.

Ministri kroat i ekonomisë, Tomislav Paneniç deklaroi se, shpreson që ky projekt të përfaqësojë një urë të re lidhëse mes veriut dhe jugut. Qeveria kroate do të investojë 265 milionë euro në këtë projekt.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top