Politikë

Euralius: Vlerësimi i gjyqtarëve, kontroll pasurive dhe lidhjeve kriminale

gjyqtaret

Misioni i Euralius ka përshëndetur miratimin e ligjit të vettingut nga Parlamenti shqiptar ditën e mërkurë. Me anë të një deklarate, Euralius thekson se ky ligj është shumë i rëndësishëm për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që kaluan në 22 korrik.

“Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushetuese të miratuara më 22.07.2016.  Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë  një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive, kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale).

“Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi. Euralius u përfaqësua nga Drejtuesi i Projektit në seancën parlamentare dedikuar votimit të ligjit për vettingun”, përfundon deklarata.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top