Kulturë

Ermonela Jaho mahnit spanjollët

Albanian soprano Ermonela Jaho, as Violetta, Italianian tenor Francesco Meli (L), as Alfredo Germont, and Spanish tenor Placido Domingo (R), as Giorgio Germont, perform during the opera "La Traviata" by Giuseppe Verdi, directed by Louis Desire and conducted by Daniele Rustioni, on July 31, 2016 in Orange, southern France, during the Choregies d'Orange festival, dedicated to opera, lyrical art and symphonic concert. / AFP / BERTRAND LANGLOIS        (Photo credit should read BERTRAND LANGLOIS/AFP/Getty Images)

Sopranoja e njohur  shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën. Me potencën vokale dhe me interpretimin briliant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara.

Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello.

Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare.

Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa ka interpretuar rolin e saj në skenë.

Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interesim të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

Mediat spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës.

Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke shfaqur kujtimet e saj të mira. Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë që ta sjellë shpirtin e Xhyzepe Verdit në skenë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top