Politikë

Engel: Reforma në drejtësi, rruga për ndërtimin e shtetit ligjor

ENGELHI

Ilir Meta, kreu i Kuvendit, ka zhvilluar një takim këtë të premte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel i cili shoqërohej nga Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe aktivistit të njohur të diasporës shqiptare në SHBA, Harry Bajraktari.

Kongresmeni Engel vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe në veçanti miratimin e paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. “Në këtë kontekst, Engel vlerësoi rolin e rëndësishëm të Kryetarit të Kuvendit Meta për miratimin me konsensus të paketës kushtetuese gjatë muajit korrik”, thuhet në njoftim.

 

Nga ana e tij, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë të SHBA në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe në veçanti për reformën në drejtësi, e cila është kyçe jo vetëm për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, por edhe për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, dhe për rritjen e besueshmërisë së investitorëve të huaj si dhe për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Kongresmeni Engel biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke evidentuar rolin konstruktiv të Shqipërisë, dhe në përfundim të takimit ndanë bindjen e përbashkët se miqësia e fortë dhe e natyrshme shqiptaro-amerikane është një bazë solide për zhvillimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve në të ardhmen.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top