Ekonomi

Ekonomia shqiptare po kërcënohet nga kompanitë offshore

armo-1

Ekspertët e ekonomisë bëjnë thirrje që të mos vazhdohet më me kompani që shfrytëzojnë pasuritë e shqiptarëve të regjistruar në vende “offshore”, pasi qëllimi i tyre i vetëm është të vjedhin shtetin dhe qytetarët. Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, thotë se çështja me rafinerinë ARMO nuk është aspak transparente dhe fsheh interesa të jashtëligjshme.

“Nuk është e mjaftueshme që të kënaqesh se do të paguhen rrogat e prapambetura, pagesa e rrogës ndaj punëtorëve është detyrim kontraktual ligjor që si qeveria dhe gjykata, pra institucionet, duhet të bëjnë të pamundurën për ta realizuar, pavarësisht se cili është investitori, i huaj, vendas, i përbashkët etj. Së treti, duhet të pranojmë se menaxhimi i këtij burimi, shitja e këtij aseti që është ARMO ka kaluar përmes një procesi korruptiv ende të pazbardhur sa i takon privatizimit të kryer herën e parë, për sa i takon përfshirjes së bankave të huaja dhe elementëve të krimit të organizuar deri te veprat kriminale dhe ka nevojë të zbardhet dhe t’i bëhen të njohura publikut”, thotë ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top