Politikë

E marta, seancë e jashtëzakonshme për miratimin e vetingut

kuvend

Kuvendi mblidhet të martën, në orën 17:00, në një seancë të jashtëzakonshme plenare për të shqyrtuar dhe miratuar projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si vetingu.

Miratimi i këtij projektligji kërkon shumicë të cilësuar votash, 3/5-n e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Rendi i punimeve të seancës së nesërme parashikon që fillimisht të shprehet relatori i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi për ligjin në fjalë, ndërsa më pas diskutimet do të vijojnë në emër të grupeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top