Bota

Dorëhiqet ministri francez i ekonomisë

macron-valenciennes-nord-1

38 vjeçari Emmanuel Macron dha dorëheqjen nga posti i tij si ministër i Ekonomisë. Macroni u largua nga posti “në mënyrë që t’i dedikohet plotësisht lëvizjes së tij politike”, tha Presidenca, duke iu referuar fushatës së lëvizjes “En Marche” (Në Lëvizje), të cilën ai e themeloi në prill.

Ai ia dorëzoi dorëheqjen Presidentit pasdite, pas lundrimit në një varkë në lumin Seine për një takim me Hollande në Pallatin Elize. Në mediet franceze patën qarkulluar informacione për largimin e tij të mundshëm nga posti.

Presidenti francez Francois Hollande tha se ministri i Financave Michel Sapin do të marrë përgjegjësinë edhe të ministrisë së Ekonomisë.

Ky lajm interpretohet si një hap i madh për shpalljen nga Macron të kandidaturës së tij për President të Republikës Franceze në zgjedhjet e vitit 2017.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top