Aktualitet

Dita e Pavarësisë, 15 mijë tullumbace kuq e zi ‘ngjyrosin qiellin’ e Tiranës

unnamed

unnamed-1Tirana mbajti sot paradite ceremoninë e ngritjes së “Flamurit Kombëtar” me rastin e festës së 28 Nentorit. Plot 15 mijë tullumbace kuq e zi u lëshuan në qiell.

Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj duke i quajtur 104 vitet e pavarësisë histori suksesi nënvizoi se  sot duhet punuar për të modernizuar Tiranën. “Të lëmë fjalët të hapim më shumë kantiere pune ” përcolli mesazhin Erjon Veliaj. Aktualisht sheshi Skënderbej i është nënshtruar rikonstruksionit, por Veliaj premtoi se vitin tjetër festa do të bëhet në sheshin që do të jetë më i bukuri në rajon.unnamed-2

“Vitin tjetër sheshi “Skenderbej” nuk do të jetë më kantier por një shesh i jashtëzakonshëm. Do të sigurojmë që 28 Nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh që do të jetë më i bukuri në rajon,” tha kryebashkiaku Veliaj.unnamed-3

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top