Kosova

Diskutimet në OKB, Vlora Çitaku: Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova

vlora

Në Nju Jork  është zhvilluar seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Kosova u përfaqësua nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila në fjalën e saj tha se vendi ka përparuar në disa çështje mjaft të rëndësishme, duke përmendur luftën kundër terrorizmit. Ajo tha se këtë vit asnjë kosovarë nuk ka marrë pjesë në luftën e ISIS. “Kemi luftuar terrorizmin, që 10 prej muajve asnjë kosovar nuk i është bashkuar ISIS”, tha Çitaku.

Çitaku gjatë fjalimit të saj në KS-në e OKB-së ka përmendur rastet e tmerrshme që kanë ndodhur në Krushë të Vogël në Kosovë, ku paramilitarët serbë kanë vrarë qindra banorë të këtij fshati.

“Kosova është e gatshme të vazhdojë më tej, por Serbia duhet të heqë dorë nga Kosova. Serbia duhet të kthehet në të kaluarën dhe të reflektojë. Për shumicën e fëmijëve që janë vrarë në Kosovë, kurrë askush nuk është gjykuar, edhe pse ka dëshmi se kush ishin kryesit e veprave”, tha Çitaku, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ajo tha se Kosova tashmë ka marrë udhën e shtet-bërjes dhe takimet si ky i sotmi në OKB janë më shumë humbje kohe se sa që sjellin ndonjë dobi. “Kosova është një Republikë e re që ballafaqohet me sfida, por s’duhet të ketë sfida si kjo, që të takohemi çdo tre muaj. Po e marrim kohën me çështje që nuk kanë shumë rëndësi, kjo kohë mund të përdoret për diçka më të mirë”, tha Çitaku, duke shtuar se “Kosova ka ende punë për të kryer në forcimin e sundimit të ligjit në vend”. Nga ana tjetër, Serbia është duke u përfaqësuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

Në takim do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon për punën e UNMIK-ut në Kosovë dhe situatën në periudhën e fundit tremujore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top