Sport

Derbi i kryeqytetit, Krasniqi: Tiranës, barazimi do t’i duket fitore ndaj Partizanit

krasniqi

Ethet e derbit Partizani-Tirana nuk ndihen në kampin e kuq, të paktën këtë la të kuptohet mbrojtësi i “Demave të Kuq”, Gëzim Krasniqi, i cili shprehu bindjen se bardheblutë nuk do t’i thyejnë dhe ironizoi madje me barazimin 2-2 të sezonit të shkuar. “Sezonin e shkuar Tirana nuk na rrëmbeu titullin, ne humbëm edhe me Bylisin. Tirana kur barazon me ne bën festë, ne kur barazojmë nuk dalim gjithë javën nga shtëpia.

Për 26-vjeçarin që zgjedh të flasë pa diplomaci, Partizanit nuk i lejohen hapat falsë dhe ndaj Tiranës dhe ai shpreh bindjen se skuadra e drejtuar nga Sormani i ka të gjitha kartat në rregull për të vazhduar traditën në derbi ku nuk humbet prej 9 ndeshjesh. “Ua kemi marrë dorën, përherë i kemi mundur, të paktën këto dy vitet e fundit flasin shumë qartë. Të gjitha ekipet kanë ndryshuar por ne besojmë te forca jonë”.

A ka ndryshuar sulmi i Partizanit dhe si i shikon Krasniqi kritikat e javëve të fundit në drejtim të këtij reparti? “Është vetëm fillimi i kampionatit. Sulmuesit tanë do ta marrin veten, do të ringrihen. Ekuban do të shënojë në vazhdimësi. Kemi edhe Azubel që do të riaftësohet dhe do të jetë gati”.

Për mbrojtësin nuk ka asnjë ndryshim fakti që ndeshja luhet në Elbasan, ndërsa më pas ai përqendrohet te konkurrenca në mbrojtje pas afrimit të Malotës. “Ardhja e Malotës është pozitive por unë nuk i frikësohem as Sergio Ramos, prandaj do të luajë kush ta meritojë”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top