Sport

Dëmtohet Lionel Messi, tre javë larg fushave

messi_discussion

Barcelona nuk arrin të ngushtojë diferencën nga Reali kryesues. Përveç dy pikëve të humbura në shtëpi përballë Atletico Madrid, lajmi i keq për katalanët ishte dëmtimi i Lionel Messit. Ylli argjentinas u detyrua të largohej nga fusha kur kronometri tregonte afërsisht një orë lojë. Sumuesi u zëvendësua për shkak të dhimbjeve, ndërsa kontrollet mjekësore evidentuan një lëndim muskulor në kofshën e djathtë.

Bazuar në diagnozën paraprake, Messi do të qëndrojë të paktën tre javë jashtë fushave të lojës. Stafi mjekësor i Barcelonës do të zhvillojë të tjera kontrolle, pasi i trebmet faktit që dëmtimi i pësuar mund të lidhet me pubalgjinë, një problem me të cilin numri 10 bashkëjeton tashmë prej kohësh. Largimi i Lionel Messit nga fusha u ndje menjëherë te Barcelona, me balancat e skuadrës që u prishën dhe Atletico-n që nisi ta sulmonte, duke shënuar vetëm pak minuta pas zëvendësimit golin e barazimit me Correa-n.

Me dëmtimin e pësuar, Messi nuk do të luajë për Argjentinën në kualifikueset e Botërorit 2018, në sfidat ndaj Perusë dhe Paraguajit, më 7 dhe 12 Tetor. Në anën tjetër, Barcelona duhet të bëjë pa shërbimet e lojtarit kryesor në dy sfidat e kampionatit kundër Sporting Gijon dhe Celta Vigo, si edhe për ndeshjen në Champions ndaj Borussia Monchengladbach. Objektivi i klubit “blaugrana” është që Messi të kthehet i gatshëm për duelin e 15 Tetorit me Deportivo La Coruna dhe që sulmuesi të jetë titullar katër ditë më pas ndaj Manchester City-t.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top