Kosova

Demarkacioni, Kuvendi e ka të pamundur të arrijë shumicën e votave

kuvendiseanca

Koalicioni qeverisës megjithëse i ka 85 deputetët në Kuvend nuk po arrin që t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Drejtuesit e koalicionit kohët e fundit nuk po lënë “gur pa lëvizur” për të gjetur konsensus me subjektet opozitare. Opozita thotë se konsensusi mund të arrihet vetëm nëse procesi i demarkacionit nis nga zeroja.

Koalicioni qeverisës PDK – LDK me 85 deputetë nuk po arrin që t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi. Burime të gazetës “Zëri” kanë bërë të ditur se janë mbi 10 deputetë të koalicionit qeverisës, të cilët po vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Prandaj, sipas këtij burimi, drejtuesit e koalicionit po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me subjektet opozitare në mënyrë që t’i sigurojnë votat e nevojshme për këtë marrëveshje, e cila konsiderohet kusht për liberalizim vizash.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top