Kosova

Delawie: Demarkacioni nuk cenon asnjë pjesë të territorit të Kosovës

GregDelawie

Një ditë para se Marrëveshja e Demarkacionit të hidhet për votim në Parlament, ka reaguar ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie.  Ai rikonfirmon qëndrimin pro demarkacionit të shtetit më mik dhe aleatit kryesor të Kosovës, Shteteve të Bashkuara. Delawie kritikoi partitë që po kërcënojnë me vrasje të kundërshtarëve politikë duke theksuar se e gjithë kjo që po ndodh është luftë për pushtet. Në këtë intervistë Delawie është pyetur edhe rreth arrestimeve të zyrtarëve të VV’së dhe për mundësinë e rënies së Qeverisë nëse dështon votimi i demarkacionit.

“Parlamenti duhet të votojë në favor të marrëveshjes për demarkimin e kufirit dhe nuk dua të përsëris pikat që i kam përmendur disa herë në të kaluarën, por thjesht dua të them se marrëveshja për shënimin e kufirit ashtu siç është arritur nga komisioni thotë se kufiri është i njëjti që ka ekzistuar prej vitit 1974, është kufiri që shihet në flamurin e Kosovës dhe se është kufi me një shtet mik. Dje është publikuar një artikull në Reuters për këtë çështje dhe ata e cituan dikë duke thënë se e kam punuar këtë tokë gjatë gjithë jetës dhe tani duan t’ia japin Malit të Zi. Kjo nuk është e vërtetë! Pronësia është ndryshe nga shtetësia e tokës. Nëse toka jote është në Pejë, do të mbetët e jotja edhe pas kësaj marrëveshjeje. Nëse ju jeni shqiptar i Kosovës dhe toka juaj është në Plavë, ajo do të mbetët atje, ndërsa megjithë këtë marrëveshje ajo prapë do të mbetët prona jote. Askush nuk po jep diçka. Thjesht, ajo që po e bëjmë është të shkruajmë një linjë me ngjyrë të mbyllur për kufirin që ka ekzistuar prej vitit 1974”, është shprehur ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top