Kulturë

Çmimi në Bienalen e Dizajnit në Londër, e fiton një shqiptar

helidon-xhixha

Me idenë e një qyteti të përkryer, të sjellë në formën e një skulpture monumentale prej çeliku ose ndryshe me veprën “Bliss”, artisti  shqiptar Helidon Xhixha fitoi çmimin në Bienalen e Dizajnit në Londër.

Në qendër të kryeqytetit britanik, artisti Xhixha ishte më i preferuari i publikut në këtë edicion ku ai u paraqit me instilacionin e tij.

xhixh3

“Shqipëria fitoi çmimin e publikut për instilacionin më të bukur. Dua të falënderoj këdo që ka votuar për mua, përfshirë këtu edhe skuadrën tonë, familjen dhe miqtë e këdo që u kënaq nga instilacioni im dhe mori kohë për të na votuar ne”, kështu shprehet artisti Xhixho në rrjetin e tij social “Facebook”.

Skulptura e tij monumentale prej çeliku mbart pikërisht idenë e një qyteti të përkryer, ku njerëzit mund të arrijnë një bashkëjetesë të lumtur. Vizionin e tij, artisti shqiptar e ka materializuar në këtë vepër që arrin të realizojë ndërveprim mes vizitorëve, të lirë të ulen e të shohin vetveten apo ata që kanë afër, të pasqyruar në çelik.

Artisti i njohur Helidon Xhixha rezultoi më i preferuari i publikut në këtë edicion ku ai u paraqit me veprën “Bliss”, të vendosur në Somerset House Courtyard në qendër të kryeqytetit britanik. Në Bienalen e vitit të kaluar në Venecia instilacioni madhështor, një ajsberg çeliku që lundroi në Kanal Grande jo vetëm që mahniti publikun e kritikën, por përcolli edhe një mesazh të fortë mbi mbrojtjen e mjedisit

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top