Politikë

Çfarë vjen pas miratimit të 6 ligjeve të reformës në drejtësi

kuvendi-pro

Miratimi të enjten në Kuvend i paketës me 6 ligjet prioritare do t’i hapë rrugën zbatimit të reformës kushtetuese për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Pas miratimit më 30 gusht të ligjit të Vetingut, vetëm me votat e maxhorancës, tashmë pritet miratimi i projektligjeve të tjera, të hartuara me mbështetjen e misioneve ndërkombëtare, EURALIUS dhe OPDAT. Vetëm për një nga draftet, ligjin e SPAK-ut, opozita ka dhënë mbështetjen e saj, ndërsa ka refuzuar miratimin e 5 projektligjeve të tjera.

Përcjellja në parlament e paketës ligjore është shoqëruar dhe me miratimin nga qeveria të faturës financiare të reformës në drejtësi, e cila përllogaritet në rreth 1.8 miliard lekë ose afërsisht 14 milion e gjysmë dollarë. Kjo faturë i përgjigjet pagave të reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionimit të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top