Ekonomi

Bizneset në krizë, ulin konsumin e energjisë

Punetore te nje fabrike fasonesh te kompanise "Felix", ne qytetin e Shkodres./r/n/r/nWorkers, of a factory on apparel company "Felix", in Shkodra.

Konsumi i energjisë, në gjysmën e parë të vitit 2016, ka shënuar rënie të ndjeshme. Instituti i Statistikave, në publikim të bilancit të Energjisë për gjashtëmujorin e parë, raporton se konsumi vjetor i energjisë në janar-qershor ra me 1.9%.

INSTAT raporton se, ndikim në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë krijuar bizneset të cilat konsuamuan 5,2% më pak në gjashtëmujorin e parë të 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Situata ndryshon për konsumatorët familjarë, ku përdorimi i energjisë elektrike nga ky grup konsumatorësh u rrit me 1,2% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2015.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike është 4.065 GWh nga 3.758 GWh energji të prodhuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, duke shënuar rritje të prodhimit prej 8,2%. Kontribut në rritjen e prodhimit neto vendas kanë dhënë hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhimi i të cilave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 është rritur me 35,9% krahasuar me të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2015.

Hidrocentralet publike rezultojnë të kenë ulje të prodhimit në këtë periudhë me 1,2%. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 ka ndikuar në rënien e importeve dhe rritjen e eksporteve të energjisë elektrike duke sjellë rënie të importeve bruto (energji në marrje) me 4,7% dhe rritje të eksporteve bruto (energji në dhënie) me 53,3%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2015.

Hidrocentralet publike kanë realizuar 68,4% të prodhimit të energjisë elektrike për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 nga 74,8% që realizuan në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015. Kontributi i hidrocentraleve private dhe koncensionare në prodhimin neto vendas të energjisë elektrike është 31,6% nga 25,2% që zinte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top