Lajme

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

14316009_1431467710213899_1226366089_o

14329244_1431468133547190_1556162739_o

Besimtarët myslimanë festuan sot festën e Kurban Bajramit. Të mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë begati në këtë ditë të sakrificës.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj theksoi se dita e Kurban Bajramit është momenti kur besimtarët i bashkon sakrifica dhe dashuria për Zotin.

Imamët Elvis Naçi dhe Ylli Gurra evidentuan faktin se festa e Kurban Bajramit bart devotshmërinë e besimtarëve ndaj Zotit që nga fillesat e tij e deri në ditët e sotme.

Pas fjalimeve, besimtarët myslimanë kryen së bashku ritin e faljes së Kurban Bajramit, ditën e sakrificës dhe të veprave të mira.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top