Bota

BE propozon krijimin e një agjencie kundër terrorizmit

eu

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis gjatë një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, propozoi  krijimin e një agjencie evropiane për të luftuar terrorizmin duke theksuar se do të ishte një masë konkrete që me të vërtetë mund të rriste jo vetëm sigurinë në vetvete, por edhe ndjenjën e sigurisë brenda në Evropë.

“Unë kam propozuar si një masë konkrete, që është vetëm një propozim deri më tani, dhe do të shohim se si do të zbatohet, krijimin e një agjencie evropiane për të luftuar terrorizmin”, tha Iohannis.

“Ajo do të jetë një masë shumë konkrete që do të zëvendësojë subjektet e shumta, që merren me aktet terroriste dhe  parandalimin e tyre dhe besoj se kjo mund të rrisë me të vërtetë, jo vetëm sigurinë në vetvete por edhe ndjenjën e sigurisë brenda Evropës dhe qytetarëve të saj”, shtoi presidenti rumun.

Presidenti Iohannis pati një takim pune në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku morën pjesë kryeministri belg, Charles Michel dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top