Kosova

BE apel Prishtinës dhe Beogradit: Zbardhni fatin e të zhdukurve të luftës

te zhdukurit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një tryezë në të cilën është diskutuar për personat e zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Thomas Gnocchi, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se është e drejtë humane që të gjithë të dinë për fatin e familjarëve të tyre. Zyra e BE-së, thërret që të ngritën angazhimet rreth kësaj çështje.

“Duhet të punohet më shumë për informata për të zbuluar fatin e personave të zhdukur. Duhet të punohet që të gjinden personat e zhdukur dhe sqarimin e kësaj situate. BE po mundohet të ofrojë fonde dhe mbështetje për zbardhjen e fatit të pagjeturve por puna duhet të bëhet në Prishtinë dhe Beograd. Ne do ti monitorojmë qeveritë në Prishtinë dhe Beograd që të punojnë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, tha Gnocchi.

Bajram Qerkini nga Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkini tha se për 17 vjet me radhë kemi të njëjtat dhimbje e pritje. Sipas tij, përfaqësues vendor e ndërkombëtar janë zotuar se do të angazhohen, por fati i të pagjeturve mbetet i njëjtë.

Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe institucionet e vendit që të bëjnë më shumë rreth fatit të personave të zhdukur, duke thënë se familjarët e tyre nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurit të fundit. “Ne familjarët po kërkojmë të mësojmë për fatin e më të dashurve tanë dhe të sillen para drejtësisë ata që kanë marrë pjesë në zhdukjen e tyre”, tha Qerkini.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top