Politikë

Basha: Të rënët në krye të detyrës nuk kanë nevojë për fasada

basha-1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, bërë gjatë ceremonisë së përurimit të Murit të Kujtesës, në Ministrinë e Brendshme.

Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan se sot trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve nëpërkëmbet çdo ditë nga Edi Rama që krimin e ka veshur me pushtet e pushtetin e ka veshur me krim.

Sipas tij, burrat dhe gratë në uniformë që luftojnë krimin dhe dëshmorët e rënë në krye të detyrës, nuk kanë nevojë për fasada, për ceremoni, për shfaqje por respektohen duke luftuar krimin, duke luftuar trafikantët, duke luftuar drogën.

“Nderi dhe dinjiteti i policisë, respekti i të rënëve në krye të detyrës në luftë me krimin është sot në duart e shqiptarëve. Shqiptarët kanë në dorë të kthejnë rendin, sigurinë, respektin ndaj policisë, duke hequr krimin nga pushteti. Duke larguar me çdo kusht kartelin e drogës”, shkruan ndër të tjera Basha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top