Aktualitet

Banka e Shqipërisë dhe ato të nivelit të dytë nën hetim

Banka e Shqiperise Rritja e takses se qarkullimit ne 2015

Prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka regjistruar procedimin penal për mënyrën se si banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartmonedhave të dëmtuara nga viti 2010 deri në 2104.

Kontrolli i Lartë i shtetit pretendon në një raport se bankat e nivele të dyta ia kanë blerë qytetarëve kartmonedhat me 80 % te vlerës së tyre. Ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit te dyte me 100 % të vlerës. “Diferenca prej 20 % është përfituar ne mënyrë të jashtëligjshme nga bankat. Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Mësohet se prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe se do verifikohen veprimet e atyre që kanë drejtuar bankën e Shqipërisë në atë periudhe, ku guvernator ka qenë Ardian Fullani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top