Sociale

Banesat sociale, shteti subvencionon 10 % të vlerës

banesatsociale-905x395

Qeveria shton kategoritë e përfituesve të shtresave në nevojë që do të subvencionohen nga buxheti i shtetit. Familjet që kanë një anëtar me aftësi të kufizuara, prindërit e vetëm me fëmijë dhe personat me statusin jetim do të përfitojnë subvencion 10% të vlerës së kredisë së shtëpisë.

Ndryshimet janë pjesë e projektligjit që po diskutohet me grupet e interesit nga Ministria e Zhvillimit Urban. Në draft thuhet se do të përfitojnë të parat mbështetje financiare ato familje që në kohën kur kanë paraqitur kërkesë pranë njësisë së qeverisjes vendore nuk kanë pasur në pronësi ndonjë banesë të paktën 5 vitet e fundit.

Ndërkohë, në buxhetin e vitit 2016 është parashikuar për strehim fondi prej 478.9 milionë lekësh, dhe krahasuar me vitin 2015 fondi i alokuar është 16% më i lartë. Për vitin 2016, fondi i alokuar 308 milionë lekë do të shkojë për subvencionimin e interesave të kredive për 3.811 familje, që kanë përfituar nga procedurat e kreditimit për kredi me 0 dhe 3% interes, që prej vitit 2009, si dhe për subvencionimin e qirasë apo bonusit të strehimit.

Ministria e Zhvillimit Urban nisi javën e kaluar konsultimet publike për projektligjin. Në konsultimin e parë, të zhvilluar në qytetin e Vlorës, ministrja Eglantina Gjermeni në prani të përfaqësuesve të 28 bashkive, ekspertëve të fushës së strehimit dhe shoqërisë civile tha se janë 125 subjekte, mes të cilave 57 shoqata, 61 bashki, Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen dhe Diskriminimin, si dhe institucione qendrore, të cilat janë njohur me draftin e përgatitur dhe kanë ofruar edhe komente dhe sugjerime të cilat po përpunohen nga grupi i punës.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top