Bota

Ban Ki-moon: SHBA dhe Rusi, të fillojnë bisedimet për Sirinë

United Nations Secretary-General Ban Ki-moon (R) holds a joint news conference with UN-Arab League Envoy to Syria Lakhdar Brahimi (not pictured) in Montreux January 22, 2014.  Syria's government and its enemies come face to face on Wednesday for the first time as world powers try to set aside their own differences and push for an end to three years of civil war that is unsettling the entire Middle East.     REUTERS/Gary Cameron  (SWITZERLAND - Tags: POLITICS)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon deklaroi se do t’u bëjë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të rifillojnë negociatat e tyre mbi Sirinë, në bisedimet që do të zhvillohen kësaj jave me sekretarin amerikan të Shtetit,  John Kerry dhe me zyrtarë të nivelit të lartë të Moskës.

“Situata e tanishme në Alepo dhe në gjithë Sirinë është me të vërtetë shqetësuese”, tha Ban  për gazetarët në qytetin francez të Strasburgut, nga ku ai po udhëtonte për në Bruksel për një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin.

“Me këtë rast unë do të kem një mundësi për të takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Kerryin dhe disa zyrtarë të nivelit të lartë rusë si dhe anëtarët e Bashkimit Evropian dhe do të kërkoj me forcë që ata të rifillojnë negociatat e tyre në mënyrë që të ketë një ndërprerje të konfliktit “, shtoi shefi i OKB-së.

“Kjo mund të ndihmojë të jepen ndihma humanitare dhe do të mundësohet krijimi i një ure besimi në bazë të të cilit ne mund të iniciojmë dialogun politik”, thekson Ban

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top