Bota

Ban Ki-moon: Duhet të ndalojmë përshkallëzimin e Koresë së Veriut

MONTREUX, SWITZERLAND - JANUARY 22:  United Nations Secretary-General Ban Ki-Moon attends a press conference on the first day of Geneva II Conference in Montreux, Switzerland on January 22, 2014. (Photo by Evren Atalay/Anadolu Agency/Getty Images)

Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të qëndrojë i bashkuar dhe të marrë masat e duhura kundër Koresë së Veriut, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon duke dënuar testin e fundit bërthamor të vendit në mënyrën më të fuqishme të mundshme.

“Ne duhet të ndalojmë urgjentisht këtë spirale të përshpejtuar të përshkallëzimit të Koresë së Veriut lidhur me testet bërthamore”, tha Ban.

Shefi i OKB-së, një ish-ministër i Jashtëm i Koresë së Jugut, tha se i vjen keq që dëshira dhe iniciativa e tij për të përmirësuar situatën në Gadishullin Korean nuk është materializuar.

“Unë thjesht nuk e kuptoj pse ata po vazhdojnë në të njëjtën mënyrë”, përfundoi shefi i OKB-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top