Kuzhina

Bakllava ekspres: Gatuhet për vetëm gjysmë ore!

baklava-1479851445-102127

baklava-1479851445-102127Bakllavaja është një nga ëmbëlsirat më të pëlqyera nga shqiptarët, por sigurisht dhe një nga më të vështirat për tu përgatitur, pasi vec përbërsve të freskët ajo kërkon edhe shumë petë. Por ne do ju tregojmë për një bakllava të shpejtë ose ekspres, siç mund ta quajmë ndryshe; e cila gatuhet për vetëm gjysmë ore!

Përbërësit:

– 4 vezë,

– 2 filxhanë (nga 2 dcl) sheqer,

– 1 filxhan vaj,

– 1 filxhan qumësht,

– 1 filxhan griz,

– 1 filxhan miell të egër,

– 2 filxhanë arra të bluara

Për shtojcë:

– 05, l ujë,

– 2 filxhanë sheqer

Përgatitja:

Përzieni vezët me sheqer dhe shtoni përbërësit e tjerë. Hidhini në tepsi dhe piqni rreth gjysmë ore. Ëmbëlsirës së nxehtë hidhini shtojcën të cilën e keni bërë duke e zier ujin me sheqer derisa është shkrirë sheqeri. I shtohen arrat e bluara ose sipas dëshirës e zbukuroni me arra të ndara përgjysmë.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top