Politikë

Arrihet konsensusi për ligjin e SPAK-ut

komisioni-posacem-ad-hoc-reforma-ne-drejtesi

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësinë për Ligjin e Njësisë së Posaçme Hetimore, që njihet ndryshe si SPAK -u.

Pas mbledhjes, Nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi tha se shumë prej çështjeve të ngritura nga opozita, që binin ndesh me Kushtetutën, e që sipas demokratëve, kanë të bëjnë me ndërhyrjen e qeverisë dhe kontrollin prej saj të gjykatave speciale dhe SPAK -ut, morën zgjidhje.

Sipas Bylykbashit, e vetmja pikë që pritet të rishikohet nga palët ditën e nesërme ka të bëjë me procedurat që garantojnë pavarësinë e këtyre strukturave. Edhe deputeti i PS, Ulsi Manja tha për mediat pas mbledhjes se neni 13 që ka lidhje me mediat është riformuluar në përputhje me kushtetutën.

“Ne arritën të kalojmë 60 e ca nene që ka ligji për SPAK-un. Kjo tregon për punën e mirë që kanë bërë ekspertët e Euralius dhe Opdate dhe këtu gjej rastin ti falënderoj. Ajo që vlen të theksohet është se gjithçka që është sugjeruar në diskutimin nene për nen është brenda kushtetutës dhe ligjit për vetingunt”, tha Manja.

Projektligji për SPAK -un është një nga 6 nismat, që duhet të miratohen deri në fund të shtatorit nga parlamenti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top