Sport

Ancelotti: Shqipëria i dha bukuri Kampionatit Evropian

carlo-ancelotti-real-madrid-manager_3307129

Ai është një prej trajnerëve më të suksessham në aktivitet dhe drejtues i Bayernit të Mynihut. Me një eksperiencë të madhe si futbollist dhe drejtues stoli, trajneri Carlo Anceloti konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e futbollit italian. Duke përfituar nga pushimi i imponuar i kampionateve për shkak të eliminatoreve të Botërorit, trajneri italian ndaloi në Tiranë si i ftuar i posaçëm i Kryeministrit, Edi Rama. Nga selia e qeverisë ku ndër shumë personalitete sportive ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ish kampioni i Europës, foli gjatë për sekretet e karrierës së tij të suksesshme në disa nga klubet më të mëdha të Europës. Fillimisht ai u ndal në promovimin e librit më të fundit, “Lidershipi i Qetë” duke theksuar se në të ai ka përmbledhur disa nga eksperiencat më kulminante të karrieërës së tij, duke vënë theksin në faktin se ai ka qenë një njeri me fat që në fillimet e karrierës ka pasur pranë një njeri të madh si Arrigo Sacchi. I pyetur nëse ka një formulë se si Shqipëria mund ta mposhtë Italinë, ai u përgjigj se është Gianni De Biasi ai që duhet të mendojë për këtë gjë. Në vijim, Ancelotti vlerësoi ecurinë e Kombëtares Shqiptare gjatë viteve të fundit. “Shqipërinë e pashë shumë mirë në këtë Euro 2016 por edhe në grupet eliminatore. Gjërat e bukura të futbollit ndodhin nga skuadrat e vogla si Shqipëria e Islanda, që sollën në Europë një entuziazëm të madh. Gjatë një seminari të zhvilluar në UEFA vura re se të gjithë ishin të surprizuar nga ecuria e skuadrave të vogla. Kjo është bukuria e futbollit. Madje dhe fakti që fitoi Portugalia”.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top