Bota

Analiza pas tërmetit, 70 % e ndërtesave në Itali pa standarde sizmike

Houses collapsed in Amatrice, central Italy, where a 6.1 earthquake struck just after 3:30 a.m., Wednesday, Aug. 24, 2016. The quake was felt across a broad section of central Italy, including the capital Rome where people in homes in the historic center felt a long swaying followed by aftershocks. ANSA/ MASSIMO PERCOSSI

Ekspertët përllogarisin se 70% e ndërtesave në Itali nuk janë të ndërtuara sipas standardeve sizmike, pavarësisht tërmeteve shkatërruese në 40 vitet e fundit. Pas katastrofës, qeveria italiane ka akorduar 1 miliard euro për të përmirësuar ndërtesat në rajon.

Këtu, në mesin e zonës sizmike, nuk është bërë kurrë asgjë,- tha Dario Nanni nga Këshilli i Arkitektëve. Nuk kushton shumë rikonstruktimi i ndërtesave, për t’i përshtatur me standardet. Nanni tha se pasojat e tërmetit janë rritur nga përdorimi i gjerë i trarëve prej betoni, në vend të trarëve prej druri. Këta trarë të pashkatërrueshëm kanë goditur muret si çekiçë, gjë që ka shkaktuar shembjen.

Italia është e njohur për aktivitetin sizmik. Tërmetet janë një rrezik i vazhdueshëm për të gjithë ata që banojnë përgjatë vargmaleve Apenine. Më poshtë janë 9 rregulla sigurie për t’u ndjekur për ata që kanë në plan të ndërtojnë, por edhe për ata që duan të ndërhyjnë në ristrukturimin e një ndërtese ekzistuese.

italia 2

Rreziku sizmik në territorin italian varion nga 1 në 4. Vlerësimi i zonës ku do të kryhet ndërtimi është thelbësore për të gjitha zgjedhjet e tjera që do të bëhen gjatë ndërtimit antisizmik. Edhe për ato ndërtesa që janë larg një zone me aktivitet sizmik është e këshillueshme që të bëhet një analizë e karakteristikave të tokës.

Viti 1974 është viti kur në Itali për herë të parë u miratuan ligjet antisizmike. Për ndërtesat që janë ndërtuar para këtij viti duhet që të forcojnë muret mbajtëse, shtyllat dhe materialet. Përforcime kërkojnë katet përdhese që nuk janë të banuara, të cilët kanë nevojë për lidhje të qëndrueshme të mureve vertikale dhe ndryshime të pozicionit të dritareve krahasuar me projektet origjinale.

Një ndërtesë simetrike është më rezistente ndaj tërmeteve, mbi të gjitha nëse gjatë projektimit të themeleve mbahet parasysh masa dhe ngurtësia. Në zonat me risk të lartë (niveli 1) nuk është mundur të ndërtohen ndërtesa më të larta se dy kate.

qyteti 1

Një ndërtesë e përshtatur në nivelin antisizmik nuk duhet të ketë nyje bashkimi. Ndërsa shtyllat dhe trarët duhet të jenë në një raport të ekuilibruar dhe të jenë vendosur në të njëjtën kohë. Muret mbajtëse duhet të kenë një trashësi të përshtatshme, midis 15 dhe 50 cm. Për sa i përket çatisë më të rrezikshme janë ato ku trarët janë vendosur në të kundërt të mureve. Zgjidhja më e mirë është forcimi i çatisë.

Një nga shkaqet kryesore të shembjes ndaj tërmetit është lidhja e dobët midis mureve dhe dyshemesë. Shtytja horizontale gjatë lëkundjeve tendos muret, që në disa raste shemben mbi njëri-tjetrin. Pse kur ndodh një tërmet, edhe pse jo me magnitudë të lartë, bien me kaq lehtësi? Problemi mund të qëndrojë në teknikën e ndërtimit të viteve ’80. Vetëm sipërfaqet e jashtme të murit janë të veshura me gurë dhe tulla të cilësisë së parë, strukturat e brendshme janë ndërtuar me materialet skarco. Me lëkundjet e tërmetit këto ndërtesa shkërmoqen dhe pse tërmeti nuk ka një magnitudë të lartë. Një ndërhyrje në riklasifikimin antisizmik të një banese me përmasa mesatare nuk është aq e kushtueshme. Shifrat mund të shkojnë deri në 30,000 euro për një ndërhyrje të plotë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top