Teknologji

Aksesi në internet, Shqipëria renditet nën mesataren e Evropës

interneti-po-i-largon-njer-euml-zit-nga-feja_hd

Aksesi ndaj internetit, ndryshon nga vendi në vend e nga kontinenti në kontinent. Të dhënat e ITU-së, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit kanë treguar se penetrimi i internetit në shkallë botërore për vitin 2016 do të jetë në 47.1%. Evropa, konsiderohet si kontinenti me penetrimin më të lartë të internetit për 100 banorë me 79.1%, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte 76.3%.

Gjatë gjashtë viteve të fundit shifrat kanë ardhur në rritje në Europë.  Kështu sipas të njëjtit burim penetrimi i internetit në raport me popullsinë në vitin 2006 ishte rreth 66%.

Të dhënat e Internetlive Statistics për Shqipërinë, për vitin 2016 tregojnë se penetrimi i interentit në vendin tonë për 100 banorë është 62.8%, shifër e cila na vendos në vendin e 73 (popullsia llogaritet në rreth 2.9 mln banorë) nga 201 të marra në analizë. Pak më poshtë se ne përkatësish në vendin e 75 dhe 76 renditet Mali i Zi (62%) dhe Bosnje – Hercegovina ( 61.1%). Maqedonia renditet më mirë se ne, në vendin e 59.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top