Arsimi

30 vjet “Dituria Islame”, revista që përcjell vlerat kombëtare, fetare e kulturore prej 3 dekadash

4f889c328c3d0cef55196d0a888baed7
  • untitled-okkkk
  • untitled
  • untitled-ok
  • 4f889c328c3d0cef55196d0a888baed7
  • untitled-okkkk
  • untitled
  • untitled-ok
  • 4f889c328c3d0cef55196d0a888baed7

Revista ‘Dituria Islame’ festoi këtë fundjavë 30 vjetorin e daljes së saj në treg, përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Dhjetra studiues e hulumtues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe më gjerë morën pjesë në këtë konferencë shkencore nën titullin: “Revista “Dituria islame”-tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese “.untitled-okkkk4f889c328c3d0cef55196d0a888baed7

Konferenca

Mes shumë të ftuarve ishin të pranishëm Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa, Kryetari i Bashkësiës Fetare Islame të Maqedonisë Sulejman ef.Rexhepi, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruqaj, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji etj. Me intonimin e himnit të Kosovës dhe himnit kombëtar dhe me një pjesë nga Kurani të lexuar nga Vedat ef. Sahiti u hap konferenca në fjalë.  Mysafirëve iu uroi mirëseardhjen sekretari i Kryesisë së BIRK-ut, Resul ef. Rexhepi, i cili, ndër të tjera, tha se: “…Po promovojmë dhe po festojmë bashkë vlerat dhe punën e shkëlqyer që ka mbjellë dhe kultivuar një varg i tërë i krijuesve, dijetarëve, shkencëtarëve, poetëve, shkrimtarëve, gazetarëve dhe i dashamirëve të fjalës së shkruar dhe ky varg është shumë i gjatë dhe vështirë i numërueshëm”.

Myftiu Naim Tërnava

Gjithashtu edhe Myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim Tërnava mbajti fjalim përshëndetës, ndërsa u shpreh: “Jemi mbledhur sot, në këtë manifestim, për të vlerësuar dhe për të nderuar angazhimin, punën, përkushtimin, vizionin, dijen dhe kontributin e të gjithë atyre që punuan për tri dekada në rritën, zhvillimin dhe formësimin e revistës “Dituria islame”, dhe përmes saj përçuan tek popullata, vlerat hyjnore, humane, kombëtare e kulturore. Prandaj, me këtë rast, shpreh mirënjohjen më të sinqertë dhe konsideratat më të thella për drejtuesit – kryeredaktorët, redaktorët dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e revistës “Dituria islame”. Një mirënjohje të veçantë në këtë përvjetor, gjithsesi e meritojnë lexuesit tanë të nderuar nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora, të cilët, me interesimin dhe besnikërinë e tyre për revistën “Dituria islame”, ishin dhe vazhdojnë të jenë garancia më e fuqishme dhe motivi kryesor për punën dhe angazhimin tonë”,-tha, ndër të tjera, Myftiu Tërnava.untitled

Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa Mustafa e ka quajtur përvjetor të rëndësishëm jo vetëm për komunitetin islam, por për Kosovën, duke e cilësuar atë një revistë e cila ka lënë gjurmë të thella në etikën fetare dhe kombëtare të Kosovës. “Në kohë shumë të vështira, ashtu siç u tha edhe këtu, revista “Dituria islame” ka përmbushur një mision tepër të rëndësishëm ndaj popullsisë në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, duke qenë në shërbim të informimit, edukimit dhe të orientimit të tyre. Ne kemi nevojë të kultivojmë respektimin e vlerave njerëzore, kemi nevojë të kultivojmë tolerancën ndërmjet njerëzve, ndërmjet popujve, ndërmjet religjioneve, të kultivojmë trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore dhe fetare, të mbrojmë parimet e një bote të lirë, të respektojmë të drejtat e njeriut dhe të drejtat fetare. Unë mendoj se Bashkësia Islame e ka dhënë një shembull të shkëlqyer këtu dhe kemi pasur një tolerancë, një bashkëjetesë dhe një bashkëpunim të mrekullueshëm edhe me komunitetet e tjera fetare dhe vetë prania e Ipeshkvit sot këtu flet për një bashkëpunim të thellë dhe për një lidhje kombëtare që e kemi ne, duke respektuar edhe specifikat religjioze “,- tha kryeministri Mustafa.

Kreu i KMSH Skënder Bruçaj

Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj, në fjalën përshëndetëse për konferencën shkencore “Revista “DITURIA ISLAME” – tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese”, theksoi sakrificat për të investuar në arsim, kulturë dhe për edukimin e brezave të rinj. “Dijetarët myslimanë shqiptarë historikisht janë bazuar në fjalën e parë të Zotit në Kur’an “lexo”, dhe me këtë moto ata i kanë edukuar edhe brezat ndër shekuj, duke i brumosur me dije dhe dituri, me atdhedashuri dhe arsim, duke e bërë çdo xhami shkollë ku mësoheshin jo vetëm edukata dhe mësimet fetare, por edhe gjuha shqipe, tregues i së cilës është edhe ruajtja e saj në historinë tonë të trazuar kombëtare. Revista “Dituria islame” lindi në Kosovë në një kohë sakrificash dhe sfidash të mëdha, për bashkësinë e myslimanëve të Kosovës, të cilët nën pushtimin njëshekullor i mbijetuan presionit, persekutimit dhe privimit të lirisë, duke investuar dhe sakrifikuar çdo gjë për arsimin, kulturën dhe edukimin e brezave të rinj”,- tha ndër të tjera kreu i KMSH-së. Nga ana e tij, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në fjalën e tij u shpreh se kjo ngjarje është e rëndësishme për Ju, po e vlerësueshme edhe nga ana jonë, sepse janë 30 vjet përpjekje për të shqipëruar mendimin islam në gjuhën tonë të dashur shqipe, e cila na bashkon dhe na vëllazëron të gjithë, pa marrë parasysh besimin.untitled-ok

Më datat 19 dhe 20 Nëntor konferenca vazhdoi punimet në sallën e Kryesisë së BIRK-ut, ku u mbajtën shtatë seanca shkencore me 50 studiues dhe punonjës shkencorë.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top