Aktualitet

28 Nëntori, shqiptarët festojnë sot 104 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

28_nentori

pavaresia-e-shqiperise_1912_arkiva_albert-vataj_p1080423-1Data e sotme, 28 Nëntor 2016 shënon plot 104 vjet Pavarësi të shtetit shqiptar. Në kuadër të kësaj dite të shënuar prej ditësh kanë nisur festimet nga shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

Edhe përgjatë ditës së sotme për të kremtuar këtë datë të shënuar në histori, janë parashikuar një sërë aktivitetesh nga pushteti qëndror dhe ai lokal në të gjithë vendin.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top