Shëndetësi

Ushqimet që luftojnë aneminë

auto_anemia1416422734

Nëse vuani nga anemia, mjekët këshillojnë të konsumoni ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime e fruta. Përdorimi i frutave të freskëta, të cilat përmbajnë vitamine C, ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit.

Nëse pini kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeine, duhet t’i konsumoni dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.

  • Hurma – Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.
  • Karrota-Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
  • Lule radhiqe – Lule radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.
  • Gjethe hithre – Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top