Bota

21 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Paqes

peacea

Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka shpallur këtë datë si dedikim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.

Tema e sivjetme e përkujtimit është “Partneritet për Paqe- Dinjitet për të gjithë” që ka për qëllim të rris vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqërisë, për të bashkëpunuar për zgjerimin e paqes në botë.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin armët e tyre dhe të ketë armëpushim në nivel global. Atyre u them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësirë për paqe,” është shprehur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon.

Dita Ndërkombëtare e Paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme dhe këtë herë shënon 61 vjetorin e Kambanës së Paqes, e cila çdo vit bie në këtë ditë.

Në vitin 1954, fëmijë nga 60 shtetet i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top