Turizmi

20 të rinj britanikë në garë për të kaluar ngushticën e Korfuzit

notbritanike2

Rreth njëzet të rinj britanikë kanë ndërmarrë aventurën e tyre në formën e garës duke u nisur me not në detin Jon, nga Shqipëria drejt Korfuzit.

Organizatori britanik, Nicholas Cookson, theksoi se ‘‘ideja ka lindur dy vite të shkuara kur me mikun tim te fëmijërisë, Auron Tare, menduam se do te ishte një mundësi e shkëlqyer të promovonim një aktivitet të tille midis brigjeve shqiptare dhe atyre greke. Sot ne do të përpiqemi të notojmë midis brigjeve shqiptare dhe Korfuzit me idenë se çdo vit do të sjellim më shumë njerez që kanë dëshirë të bëjnë këtë kalim me not duke promovuar Shqipërinë dhe Korfuzin”.

britaniket

Nga ana e tij, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, u shpreh se “ky aktivitet modest kërkon të krijoje një event ndërkombëtar për promovimin e turizmin në Shqipëri edhe me ide te tilla të sporteve të aventurës. Ndërkohë, është hera e parë që një numër i tillë notarësh do të tentojnë të kalojnë ngushticën e Korfuzit duke sjellë edhe një jehone ndërkombëtare”.

notbritanike3

Kanali i Korfuzit ka një ngushticë detare rreth dy milje që ndan Shqipërinë me ishullin grek të Korfuzit, qe është një prej kalimeve më të njohura për navigacionin ndërkombëtar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top