Kuriozitete

10 fakte që nuk i dini mbi aktorin e Hollivudit, Nicolas Cage

cage1

Faktet nisin që nga mbiemri tij Coppola e deri tek peticioni për t’i dhënë deklaratën e pavarësisë së SHBA-së

Çdo gjë që ju dëshironi të dini rreth aktorit që ka ngrënë një buburrec të gjallë, ka hequr dhëmbët dhe është torturuar – vetëm e vetëm për t’iu përshtatur rolit. Nicolas Cage ka fituar famë me interpretimin në filmat ‘Leaving Las Vegas’ (1995), ‘The Rock’ (1996), ‘Face/Off’ (1997), ‘City of Angels’ (1998) dhe ‘National Treasure’ (2004). Edhe pse performancat e tij në filmat ‘The Weather Man’ (2005), ‘Lord of War’ (2005) apo ‘Kick-Ass’ (2010) janë vlerësuar shumë dhe filma si ‘Ghost Rider’ (2007) apo ‘Knowing’ (2009) kanë qenë tepër të suksesshëm në “box-office”, Cage është kritikuar unanimisht nga specialistët për zgjedhjen e roleve gjatë viteve të fundit. Aktori Nicolas Cage lindi më 7 janar të vitit 1964.

  1. Mbiemri Coppola

Lindi nën emrin Nicolas Coppola dhe në 2012 vendosi të ndryshonte mbiemrin e tij, pasi bashkë aktorët në filmin e tij të parë Fast Times at Ridgemont High (1982) e kishin inat atë sepse kishte xhaxha regjisorin e famshëm Francis Ford Coppola dhe hallë aktoren Talia Shire.

1

  1. Ëndrra

Kur ishte 4 vjeç, ai shikonte vazhdimisht një ëndërr: ”Qëndroja në tualet dhe një grua gjigante bionde e veshur me bikini të arta, afrohej te dritarja e banjës si King Kongu, rrëzonte nga tualeti dhe qeshte me mua.”

2

  1. Alkooli

Kur gazetari David Letterman e pyeti Nicolas Cage-in në emisionin e tij Late Show, se “a kishte pirë ndonjëherë birrë në shkollë të mesme”, ylli i filmave iu përgjigj se “njëherë ai dhe macja e tij kishin gëlltitur një tufë kërpudhash nga frigoriferi i tij”.

3

  1. Takimi me gruan e tij të parë

Ai takoi gruan e tij të parë, Patricia Arquette, në një dyqan ushqimesh në Los Anxheles. Në vërtetim të dashurisë së tij, Patricia i kërkoi t’i sillte firmën e shkrimtarit Jerome David Salinger. Ai ia çoi firmën e shkrimtarit. Çifti u nda në 2001-shin.

4

  1. Heqja e dhëmbit për t’u përshtatur rolit

Në filmin “Birdy” (1984), ai luante rolin e një burri të dashur nga femrat, i cili ishte i plagosur disa herë në luftën e Vietnamit dhe gjatë prodhimit të këtij filmi, ai vendosi të hiqte njërin dhëmb në mënyrë që t’i përshtatej sa më shumë rolit.

5

  1. Kritikat

Kritiku i famshëm i filmave Roger Ebert vlerësoi aktrimin e Nicolas Cage, duke shkruar një recension për filmin Adaption (2002): “Sa herë përmenden emrat e aktorëve të mëdhenj si De Niro, Nicholson e Al Pacino edhe emri i Nicolas Cage duhet të jetë gjithmonë aty”. Ebert e ka cilësuar Cage-in si një aktor të mirë në filmat e mirë dhe të domosdoshëm për filmat e këqij.

6

  1. Arrestimi

Aktorja Kathleen Turner, që ka luajtur së bashku me Nicolas Cage në filmin “Peggy Sue Got Married” (1986), pretendoi se Cage ka qenë i arrestuar për ngasjen e makinës në gjendje të dehur dhe për vjedhjen e një qeni çiuaua. Cage e paditi atë për shpifje, dhe ajo kërkoi falje duke i paguar dhe dëmshpërblim.

7

  1. Libri “Superman”

Si një fans i librave komikë, Nicolas Cage kishte një kopje të librit “Supermeni” dhe e quante “si investimin më të mirë që kishte bërë në jetën e tij” në një intervistë të dhënë në vitin 2013. Librin ai e kishte vjedhur në vitin 2000 dhe e kishte gjetur një dekadë më vonë në një dollap në shtëpinë në Kaliforni.

8

  1. Vampiri

Në emisionin “Late Show” në shkurt të 2012, ai i dha fund zërave se ai ishte një vampir sipas një përdoruesi të eBay që nxori një foto në internet të dikujt që kishte ngjashmëri me aktorin. “Unë nuk jam gjakpirës, dhe herën e fundit të e pashë veten në pasqyrë, fillova të reflektoj” – i tha Cage gazetarit Letterman.

9

  1. Peticioni

Gjatë një bisede në chat, ai u tha fansave se pjesën e tretë të filmit “National Treasure” kishte dëshirë ta zhvendoste në Amerikën e Jugut. Pas shërbimit për vendin në filmin “National Treasure”, në prill të vitit të shkuar 3,526 njerëz firmosën peticionin “Ne Njerëzit” për t’ia dhënë Deklaratën e Pavarësisë aktorit. Por, lëvizja nuk mori 100 mijë firma në kërkim të përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë. Gjithsesi kjo faqe vazhdon të jetë aktive në Facebook.

10

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top